Kosova e Austria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për fushën e kulturës

Kosova e Austria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për fushën e kulturës

Kultura November 13, 2023 - 16:07

Ministria e Kulturës në Kosovë është nikoqire e delegacionit austriak, të udhëhequr nga Ambasadori Christoph Thun-Hohenstein dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve të zhvilluara është komentuar marrëveshja e re tri-vjeçare mes Austrisë e Kosovës për bashkëpunimin në fushën e kulturës, raporton Zeri.info.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër dhe synon që të thellojë lidhjet me institucione të ndryshme kulturore, përfshirë muzetë, bibliotekat, galeritë, arkivin shtetëror, partneritete të drejtpërdrejta në mes institucioneve të arsimit të lartë dhe stafit akademik, shkëmbimin midis artistëve, bashkëpunimin në fushën e filmit, muzikës dhe ngjarjeve kulturore.

Sipas njoftimit të MKRS-së, marrëveshja shënon një moment të rëndësishëm dhe hap rrugën për thellim të bashkëpunimit në fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit, si dhe sjellë mundësi e njohje të reja, duke e pozicionuar vendin në skenën ndërkombëtare e duke mundësuar zhvillim të qëndrueshëm.

Bëhet e ditur se gjatë ditës, zyrtarët e MKRS-së do të shoqërojnë delegacionin austriak në vizitat dhe takimet bilaterale në institucionet e kulturës dhe arsimit. /Zëri