Edicioni i shtatë i Festivalit të Kafes dhe Çajit

Edicioni i shtatë i Festivalit të Kafes dhe Çajit

Kultura September 25, 2023 - 13:50

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 27, 28, 29 shtator, adhuruesit e kafes dhe të çajit do të kenë mundësi të shijojnë produktet e tyre, në një ambient të mrekullueshëm e miqësor.

“Kafet dhe çajet nga top-brendet më të njohura vendore dhe të huaja vizitorët do të kenë mundësi t’i shoqërojnë edhe me produktet përcjellëse, si biskota, frutat të thatë etj. Gjithashtu niveli i argëtimit do të rritet me përformancën Live të SOLO këngëtarëve dhe DJ-ëve pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se maskotat me karaktere të ndryshme do të përkujdesen për argëtimin e më të vegjëlve, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të fitojnë dhurata duke shijuar kafe dhe çaj.

Edicioni i 7-të i këtij festivali sjell me vete afër 30 marka të kafes dhe çajit, të prodhueseve vendorë e ndërkombëtarë.

“Vizitorët e Festivalit mund të blejnë paketime të çajeve dhe kafeve me çmime promovuese, të njoftohen me programet e kafeve dhe çajeve dhe pse jo, t’i degustojnë të gjitha këto brende në një vend”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të këtij festivali.