Më shumë se 900 milionë dollarë fitime, regjisorët për “Oppenheimer”: I ka tejkaluar pritshmëritë
Filmi i Christopher Nolan ‘Oppenheimer’ fitoi më shumë se 900 milionë dollarë në arkat e kinemasë botërore dhe kjo i kënaqi disa regjisorë.
Denis Villeneuve thotë se e dinte se ‘Oppenheimer’ do të ishte një kryevepër, por ai nuk priste që t’i afrohej një miliard dollarësh.
“Aty ku është filmi tani i ka tejkaluar plotësisht pritshmëritë e mia, është një film tre-orësh për njerëzit që flasin për fizikën bërthamore,” u shpreh ai.
Denis shtoi se është e rëndësishme që filmat të shfaqen në formatin IMAX, sepse njerëzit duan të marrin pjesë në ngjarje dhe të përjetojnë diçka që nuk mund ta bëjnë në shtëpi.
“Ekziston një qëndrim që filmat, në mendjen e disa njerëzve, janë kthyer në formë arti të përmbajtjes. E urrej atë fjalë, përmbajtje. Fakti që filma si ‘Oppenheimer’ dalin në ekranin e madh dhe bëhen ngjarje e kthen fokusin te ideja se është një formë serioze arti që duhet përjetuar në kinema”.
Përpos tij, me suksesin e këtij filmi është i kënaqur edhe Paul Thomas Anderson, veçanërisht për faktin se vëmendjen e ka kthyer në formatin 70 mm.
“Kur dikush që bën filma si Chris tregon gishtin dhe të thotë se ku të shkosh, ti dëgjon dhe publiku shpërblehet për këtë. Unë njoh disa adhurues filmash që udhëtuan me makinë nga El Paso në Dallas për ta parë filmin në format real. Kjo është rreth 18 orë vozitje në total”./abcnews