Filmi kosovar “Bota jonë”, sonte me premierë botërore në Festivalin e Venecias

Filmi kosovar “Bota jonë”, sonte me premierë botërore në Festivalin e Venecias

Kultura September 07, 2023 - 21:46

“Bota jonë” është filmi i fundit i regjisores së re kosovare Luana Bajrami, e cila do të prezantohet sonte me premierë botërore në Festivalin e Venecias, shkruan KultPlus.

Ky film është realizuar në bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës dhe për audiencën e Venecias do të shfaqet në ora 21:00, në sallën Giardino, në kategorinë “Orizzonti”.Me role kryesore në këtë film do të paraqiten aktorët: Don Shala, Tristan Halilaj e Armend Smajli, kurse me role janë përfshirë edhe aktorët: Uratë Shabani, Elsa Mala, Aurora Ferati, Albina Krasniqi, Gani Rrahmani…

Luana Bajrami ka treguar sukses edhe me filmin e saj debutues “Luaneshat e Kodrës”, dhe pritjet janë që edhe me këtë film të shënojë sukses./ KultPlus