Serbia me një dokumentar propagandues për Manastirin e Deçanit, a e lejon Kosova?
Foto: Zëri

Serbia me një dokumentar propagandues për Manastirin e Deçanit, a e lejon Kosova?

Kultura August 23, 2023 - 08:24

Regjisori serb Milutin Petroviq, me ekipin e tij, pritet të zbarkojnë në Manastirin e Deçanit në fund të muajit tjetër.

Aty ai do të nisë punën për xhirimin e dokumentarit “Çelësi i Deçanit” rreth kultit fetar, të cilin Qendra e Filmit në Serbi e përkrahë me rreth 80 mijë euro në kuadër të filmave me temë kombëtare, raporton Klan Kosova.

Petroviqi krahason rëndësinë e manastirit për serbët, me simbolikën e katedrales “Notre Dame” për francezët.

Projekti, që nga njohës të filmit, po cilësohet si material i radhës propagandues i shtetit serb, përqendrohet në periudhën e shekullit të 19-të dhe vitet ’90, që i konsideron si kohë krize të manastirit.