Ismail Kadare do të jetë “Qytetar Nderi” i Komunës së Fushë-Kosovës
Foto: Zëri

Ismail Kadare do të jetë “Qytetar Nderi” i Komunës së Fushë-Kosovës

Kultura June 06, 2023 - 14:04

Panairi i Librit, që filloi nga dita e sotme në Prishtinë, ka sjell edhe shumë autorë në Kosovë.

Një nga ta, i cili do jetë prezent në panair, është edhe shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare. Veç panairit, Kadare do të ketë edhe një vizitë në Komunën e Fushë Kosovës, njofton Klankosova.

Të enjten, Kadare do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Fushë Kosovës” nga Kuvendi Komunal dhe kryetari i Komunës Burim Berisha.

Sipas drejtorit për Kulturë në këtë Komunë, Besnik Shala, ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga ora 11:30.