Nisin procedurat për memoralin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Nisin procedurat për memoralin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Kultura March 17, 2023 - 16:15

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ka filluar faza e konsultimit dhe hartimit të dokumentit mbi memoralin për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në njoftim thuhet se është hapur një linjë për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët për t’u përfshirë në konsultime, raporton Zeri.info.

“Për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët, kemi hapur linjë telefonike dhe email adresë. Për tu përfshirë në konsultime, informatat kontaktuese i gjeni të bashkëlidhura. Ekipet tona do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të ardhur te ju për t’ju inkuadruar në proces”, thuhet në njoftim. /Zëri