Fillon restaurimi i Kishës njëshekullore në Ferizaj

Fillon restaurimi i Kishës njëshekullore në Ferizaj

Kultura March 16, 2023 - 14:11

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e kishës katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj.

Sipas Ministrisë, restaurime do të bëhen edhe në objekte të tjera të trashëgimisë kulturore të vendit, raporton Zeri.info.

“Restaurimet në asete të trashëgimisë kulturore po ecin me ritëm të shpejtë. Filluam punimet në një tjetër objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore, në Kishën Katolike të qytetit.

E ndërtuar një shekull më parë, kisha tani po merr vëmendjen e merituar institucionale dhe shumë shpejt do të jetë e qasshme për banorët dhe turistët”, thuhet ndër të tjera. /Zëri