
Seminari i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë do të zhvillohet në Vlorë
Kultura
March 02, 2023 - 12:33
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga data 30 korrik deri më 2 korrik 2023 në Vlorë do të mbahet Seminari i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë.
Nagavci bëri të ditur se ky vendim është marrë në koordinim me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.
“Po ashtu, u pajtuam që bashkërisht të punojmë në mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë nëpërmjet një analize të detajuar mbi kurrikulën dhe tekstet”, bëri të ditur Nagavci, përmes një postimi në Facebook. /Zëri