Rona Nishliu me koncertin e saj në kryeqytet shtoi shkëlqimin e festave të fundvitit

Rona Nishliu me koncertin e saj në kryeqytet shtoi shkëlqimin e festave të fundvitit

Kultura December 31, 2022 - 17:09

“Tregu i Fundvitit” mbrëmjen e së premtes ishte i mbushur me qytetarë që kishin dal për të parë koncertin e Rona Nishliut dhe bendit të saj “Neë Big Band”.

Nishliu interpretoi në skenë disa nga këngët më të njohura shqiptare dhe që të gjitha u përcollën me duartrokitje të publikut që ishte prezent në numër të madh, të cilët jo rrallëherë përcollën në kore këndimin e Nishliut, shkruan Zeri.info.

Këngëtarja e cila vazhdon të mbetet suksesi më i lartë për Shqipërinë në Eurovision, këndoi edhe hitin e saj “Suus”, që ishte hera e parë që u këndua Live në Prishtinë pas më shumë se 10 viteve, kur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2012 që në atë kohë u mbajt në Baku të Azerbajxhanit, padyshim që publiku si atëherë e priti ngrohtë edhe mbrëmë interpretimin fantastik të kësaj kënge nga Rona Nishliu.

Koncerti ishte në kuadër të koncerteve “Festo me Yje” që kishte organizuar Komuna e Prishtinës tash e disa ditë, ndërsa Rona bashkë me Neë Big Band, kishte mbledhur profesionistët më të shquar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, ku vetëm një natë më parë kishte koncert edhe në Mitrovicë.

Image

Disa nga këngët e aranzhuara enkas për këtë koncert e të performuara nga Rona Nishliu ishin: “Loçkë” nga TNT, “Më lehtë pa dhimbje” nga Muharrem Qena, “Moj e mira te pojata” nga MAK, dedikim muzikantëve të pagjetur të luftës së fundit në Kosovë ,Haki Misinit dhe Mehmet Tupella, si dhe “A ka arsy” me Bim Bimma si homazh për gratë që ikën nga kjo botë si rezultat i dhunës ndaj tyre. Ndërsa kënga ikonë “Suus” u pritë me shumë ovacione e u bashkë këndua nga audienca e pranishme.