Haradinaj u shpreh ngushëllime familjarëve të rapsodit Ali Krasniqi

Haradinaj u shpreh ngushëllime familjarëve të rapsodit Ali Krasniqi

Kultura December 22, 2022 - 10:37

Sot në moshën 84-vjeçare ka vdekur rapsodi i njohur Ali Krasniqi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të rapsodit Ali Krasniqi, duke thënë se ai ishte një ndër zërat më të spikatur të muzikës folklorike, raporton Zeri.info.

Haradinaj ka thënë se rapsodi Krasniqi me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët dhe rezistencën tonë vite në përpjekjet për liri.

“Paska ndërruar jetë rapsodi i njohur nga Drenovci, Ali Krasniqi. Aliu ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët e rezistencën tonë ndër vite në përpjekjet për liri. Ngushëllime familjes dhe miqve”, shkroi ai në rrjetin social Facebook./Zëri