Vdes legjenda e folklorit, Ali Krasniqi

Vdes legjenda e folklorit, Ali Krasniqi

Kultura December 22, 2022 - 09:50

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të djalit të tij në rrjetin social Facebook, teksa u bë e ditur se varrimi do të bëhet sot në orën 15:00, raporton Zeri.info.

Kujtojmë se Ali Krasniqi ishte një rapsod i mirënjohur i cili dha një kontribut të madh në folklorin shqiptar.

Ai këndoi 198 këngë ku përfshiheshin temat atdhetare, ndër këngët e tij më të njohura ishin “Mall për Isën”, “Odat tona janë shkollë”, “Kosova e Shtrenjtë”, “Komandant Adem Jashari”. /Zëri