Shkëlzen Doli dekorohet nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen

Shkëlzen Doli dekorohet nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen

Kultura December 16, 2022 - 17:52

Dje në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës, presidenti i Austrisë Dr. Alexander Van der Bellen, ka mirëpritur dhe dekoruar artistin Shkëlzen Dolin.

Violinisti i njohur i Filarmonisë së Vjenës me çmimin: “DEKORATË NDERI PËR MERITA NË SHËRBIM TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË“.

Ky titull dhe çmim është i veçantë dhe nderon jo vetëm maestro Shkëlzen Doli por edhe tërë kombin tonë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Doli u shpreh se ndjehet i privilegjuar dhe mirënjohës për këtë çmim.

“Një vizitë shumë e veçantë në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës, për t’u nderuar me titullin “DEKORATË NDERI PËR MERITA NË SHËRBIM TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË” nga p presidenti austriak Dr. Alexander Van der Bellen. Ndjehem i privilegjuar dhe shumë mirënjohës”, ka shkruar Doli.