Një gjerdan 1300 vjeçar mes thesareve të varrosura në Angli

Një gjerdan 1300 vjeçar mes thesareve të varrosura në Angli

Kultura December 08, 2022 - 22:42

Një gjerdan 1 300-vjeçar, i zbuluar në vendin e një ndërtimi të ri banesash në Angli, u vendos në varrin e një gruaje që mund të ketë qenë mbretëreshë ose një udhëheqëse e fuqishme e krishterë, deklaruan arkeologët.

Thesari shekullor u gjet gjatë gërmimeve në prill përpara fillimit të ndërtimit të një ndërtese të re në Northamptonshire.Ekspertët nga Muzeu i Arkeologjisë së Londrës (MOLA) njoftuan se gjerdani daton në vitet 630-670 pas Krishtit, gjatë periudhës saksone dhe është pjesë e një varri femëror me status të lartë brenda mbretërisë së Mercias.

Muzeu deklaroi se ekspertët besojnë se varri, i cili gjithashtu përmbante thesare të tjera, është varrimi më domethënës i grave mesjetare, i zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Muzeu shtoi se gjerdani është më i pasuri i llojit të tij i zbuluar ndonjëherë, me të paktën 30 varëse dhe rruaza të bëra nga monedha romake ari, granit, qelq dhe gurë gjysmë të çmuar./atsh