Buka franceze “Baguette” bëhet pjesë e UNESCO-s

Buka franceze “Baguette” bëhet pjesë e UNESCO-s

Kultura December 01, 2022 - 18:38

Buka e njohur franceze “Baguette” ka hyrë në UNESCO përkatësisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

UNESCO njoftoi se kishte shtuar “njohuritë artizanale dhe kulturën e bukës së baguette” në listën prej 600 artikujsh të tjerë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Përfshirja e kësaj buke feston mënyrën franceze të jetesës”, tha shefja e UNESCO-s Audrey Asoulay, duke shtuar: “Baguette është një ritual i përditshëm, një element strukturues i vaktit, sinonim i ndarjes dhe kënaqësisë së ushqimit”.

“Është e rëndësishme që këto aftësi dhe zakone sociale të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen” tha ajo.

Prejardhja e saktë e baguettes nuk dihet, pasi disa sugjerojnë se buka ishte porositur nga Napoleoni sepse do të ishte më e lehtë për ushtarët ta mbanin, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ajo erdhi më vonë – një bukë e lehtë për punëtorët në Paris për ta ndarë pa nevojën e një thike.

Të tjerë ende vlerësojnë një bukëpjekës austriak shpiku formën e saj në vitet 1830.

Baguette është një bukë specifike e gjatë prej 80 centimetrash dhe me peshë prej 250 gramë dhe e njëjta përgatitet me miell, ujë, kripë dhe maja buke.

Kjo bukë luan rol kyç për identitetin francez, me presidentin Emmanuel Macron që tha se baguette ishte “një pasuri për t’u pasur zili në mbarë botën”. /klankosova