Hapet panairi “Blej shqip” në Prishtinë, Rama: Të mos harrojnë vlerat e traditat

Hapet panairi “Blej shqip” në Prishtinë, Rama: Të mos harrojnë vlerat e traditat

Kultura November 27, 2022 - 22:47

Është hapur panairi i produkteve tradicionale “Blej shqip” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai zbuloi se në këtë panair ka shkuar me fëmijët e vet, të cilët, sipas tij, ishin shumë kureshtarë për të mësuar rreth produkteve tradicionale shqiptare.

Rama tha se është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos i harrojnë vlerat e traditat kombëtare.

Panairi do të mbetet i hapur deri më 29 nëntor në sheshin “Nënë Tereza”.