Nis Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022”

Nis Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022”

Kultura November 26, 2022 - 19:04

Në Skenderaj ka nisur Festivali Folklorik Gjithëkombëtarë “Rapsodia Shqiptare”.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i cili ka cilësuar si një ndër ngjarjet më të mëdha kulturore, shkruan Zeri.info.

“Nën tingujt e çiftelisë, sharkisë dhe zërin e ëmbël të rapsodëve dhe grupeve të folklorit nga katër anët e shqiptarisë, nisi Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022”, një nga ngjarjet më të mëdha kulturore që për 17 vite radhazi, në nderim të festave kuq e zi të nëntorit, e vazhdon traditën e folklorit dhe bashkimit të rapsodëve nga mbarë trevat shqiptare”, shkroi ai në Facebook. /Zëri