Filmi kosovar “Nëntor i Ftohtë” nga sot mund të shikohet në Netflix

Filmi kosovar “Nëntor i Ftohtë” nga sot mund të shikohet në Netflix

Kultura November 26, 2022 - 17:45

Filmi kosovar “Nëntori i Ftohtë” nga sot mund të shikohet edhe në Netflix.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur aktori Fatmir Spahiu, i cili e ka quajtur një lajm të mirë për të gjithë aktorët, producentin që kanë dhënë kontribut në krijimin e realizimin e këtij filmi, shkruan Zeri.info.

“Nje projekt i prodhuar disa vite më parë, me shumë mund e sakrificë. Projekt i cili pasqyroj saktë dramën njerëzore te një njeriu i cili ndodhej në mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky që mijëra shikuesve nëpër botë ju beëi të qartë vitet e fillimit të apart’heidit kosovar. Film ky që na bëri krenarë në shumë festivale botërore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e kështu me radhë”, shkroi aktori Spahiu.

Kujtojmë se “Nëntori i Ftohte” është i regjisorit dhe koproducnetit Ismet Sijarina. /Zëri