Tre filma që flasin për rëndësinë e mësuesve në jetën tonë

Tre filma që flasin për rëndësinë e mësuesve në jetën tonë

Kultura November 19, 2022 - 17:40

“Një mësues i mirë është si qiriu, shkrin vetën për ta ndriçuar rrugën e të tjerëve”, është një nga thëniet e shumta që tregon rolin e rëndësishëm të mësimdhënësit në jetën e njerëzve.

Për këtë temë janë krijuar edhe disa filma, disa prej tyre edhe të bazuar në ngjarje të vërteta, duke u bërë inspirtim edhe për studentët të cilët studiojnë mësuesinë, shkruan Zeri.info.

Freedom Writers

Një ndër filmat më inspirues, sidomos për të rinjët që kanë zgjedhur të bëhen mësues të ardhshëm.

I realizuar në vitin 2007, bazohet në ngjarje të vërtetë, mbi ditarin e një mësuese të re, Erin Gruwell, e cila ishte një mësuese e pa përvojë që fati i bie që të ligjëroj në një nga lagjet më problematike, por që arrin që nxënësit e saj t’i shpëtoj nga ajo jetë e errët dhe shumica prej tyre vazhdojnë shkollimin.I takon zhanrrit dramë.

Dead Poets Society

I realizuar në vitin 1989, e shkruar nga Tom Schulman dhe protagonist Robin Williams sjell një pikëpamje të re për raportin mësimdhënës-student.

Përmes metodave të tij ky mësues bën që studentët e tij ta dinë vlerën e artit e në veçanti të poezisë, por edhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Në këtë film karakterizohet një mësues ideal që vë përpara teorisë praktikën.

Ky film ka marrë çmimin si filmi më i mirë i BAFTA-s dhe filmi më i mirë i huaj në Francë dhe Itali.

The great debaters

I takon zhanrit dramë/histori, i cili u realizua në vitin 2007 dhe është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe jetën e profesorit Melvin Tolson.

Ky profesor ligjëron në një kolegj ku studiojnë njerëzit me ngjyrë dhe arrin të krijojë një grup debatuesish, gjë e padëgjuar më parë, të cilët arrijnë të sfidojnë edhe studentët e Harwardit.

Filmi flet për vuajtjet që kanë kaluar njerëzit me ngjyrë të zezë dhe që na mëson të mposhtin frikën për të arritur fitoren.

Ky film është fitues i shumë çmimeve Oscar.

“Asnjëherë s’duhet t’i përkulemi para tiranisë së mazhorancës”, thënie nga Melvin Tolson. /Zëri