Anne Frank: Unë besoj se ende ka njerëz me zemër të mirë

Anne Frank: Unë besoj se ende ka njerëz me zemër të mirë

Kultura November 18, 2022 - 23:42

Anne Frank, 14-vjeçarja që përmes ditarit të saj dëshmoi tmerret që përjetuan populli hebre nga mizoria e Adolf Hitlerit.

Ditari i saj u bë një ndër librat më të lexuar dhe u përkthye në shumë gjuhë të botës.Në faqet e para të tij përshkruhen ditët e fundit të një jete thuajse normale përpara se të fillonte Holokausti, shkruan Zeri.info.

Po jua sjellim disa nga thëniet më të famshme të Anne Frankut që la gjurmë në botë:

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde dhe të pamundura për t’i realizuar. Megjithatë, nuk tërhiqem prej tyre, madje përkundër të gjithave besoj se njerëzit janë të mirë.

Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën. Por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.

Sa mirë, kur askush nuk duhet të presë asnjë çast për ta bërë botën më të mirë.

Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria.

Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe ndihu i lumtur.

Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar. Duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm.

Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasurinë dhe forcën, por në karakterin e mirësinë.

Njerëzit janë vetëm të tillë dhe të gjithë kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.

Mund të jesh i vetmuar, madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd, nuk je një dhe i vetëm.

Të gjithë jetojmë me dëshirën që të jemi fatlumë dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta.

Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.