Guri i Plakës, historia e gruas që rriti dy fëmijë nën këtë gur
Foto: Sefer Aliqkaj

Guri i Plakës, historia e gruas që rriti dy fëmijë nën këtë gur

Kultura November 18, 2022 - 18:09

Guri i Plakës është një legjendë, tregim nga goja e popullit që kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzor.

Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vitin 1936, kur Jugosllavia e Versajës ndërtoi hekurudhën Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash 80 vjet.

Guri i Plakës sipas gojëdhënave të fshtarëve përreth e sidomos të fshatit Gradicë, Godanc e Graboc i Epërm e paraqesin rastin duke pohuar se në afërsi të Gurit të Plakës ka qenë një lagje (mahallë), një familje me dyzet anëtarë, me pushtimin e sllavëve në atë përleshje vriten 80 persona, kurse Plaka që i mbijeton vrasjes me 2 nipat e saj, i shpëton ngjarjes.

Plaka të nesërmen i merr dy nipat dhe bagëtitë, delet, dhitë dhe afrohet te guri ku shihet vendi ku është strehuar plaka me nipat ‘në dollap’. Kurse bagëtitë kanë qëndruar rreth Gurit të Plakës.

Thuhet se plaka deri sa i ka rritur nipat ka jetuar në këtë gurë, ku në periferi të gurit nga lindja ka qenë ledinë, sipas gojëdhënave thuhet se plaka është rrëzuar dhe ka humbur jetën.