Nisin punimet për Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit – MKRS publikon planin si do të duket

Nisin punimet për Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit – MKRS publikon planin si do të duket

Kultura November 15, 2022 - 16:29

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka prezantuar planin për Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

MKRS përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar punët në pastrimin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit dhe hapësira po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit.

“Në këtë proces përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Në projektin e financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, procesi i hartimit është zhvilluar nga grupi i mandatuar punues i përbërë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Departamenti për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe është udhëhequr nga zyra e UN-Habitat-it në Kosovë.