Kori “Siparantum” fiton në kategorinë më të vështirë të festivalit “Lisbon Sings”

Kori “Siparantum” fiton në kategorinë më të vështirë të festivalit “Lisbon Sings”

Kultura November 14, 2022 - 12:22

Kori “Siparantum” po e përfaqëson Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në festivalin internacional të koreve “Lisbon Sings” – Portugali.

Në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës, ata kanë arritur që edhe një herë tjetër të fitojë vendin e parë në kategorinë më të vështirë të festivalit (Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I).

Lajmin e ka bërë të ditur dirigjenti Memli Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Wohooooo Historia përsëritet prapë fitues në Portugali! Fitues të Kategorisë A1 – Vendi i Parë – Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I, Kategoria më e vështirë e festivalit) + Golden Diploma. Puna po shpërblehet. Faleminderit gjithë anëtarëve të korit për sakrificën dhe përkushtimin maksimal. Urime Kosovë”, thuhet në postimin e tij.

Ky aktivitet është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”.