Si s’të desha pak më shumë - Fatos Arapi

Si s’të desha pak më shumë - Fatos Arapi

Kultura November 10, 2022 - 21:48

Fatos Arapi, shkrimtari i madh shqiptar që nëpërmjet rreshtave e detajeve i dha shumë letërsisë shqiptare.

Ai është një ndër poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë, duke bërë që poezia shqiptarë të dilte nga skemantizmi, shkruan Zeri.info.

Një ndër poezitë e tij që ka lënë gjurmë në krijimtarinë shqiptarë është poezia “Si s’të desha pak më shumë”.

Ai në një mënyrë tejet artistike përshkruan dashurinë e madhe që njeriu mund të ndiejë.

Poezia e plotë:

Unë e desha përtej vdekjes,

Ashtu dashurova unë

Edhe prapë s’ia fal dot vetes

S’i s’e desha pak më shumë

Pak më shumë ku shpirti thyhet,

T’i them ndarjes, prit, ca pak…

Të gënjejmë mallin që s’shuhet,

Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,

Atje ku nis “ca pak” tjetër,-

Asaj që më rri mes Zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”. /Zëri