Regjisori Apolloni: Kisha në oborrin e UP-së të rrënohet, të ndërtohet Teatri i Studentëve të Fakultetit të Artit

Regjisori Apolloni: Kisha në oborrin e UP-së të rrënohet, të ndërtohet Teatri i Studentëve të Fakultetit të Artit

Kultura September 03, 2022 - 19:39

Regjisori Ben Apolloni i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci që të ndërmarrë hapa për rrënimin e kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Apolloni thotë se kjo kishë duhet të largohet nga kampusi i UP-së dhe në vend të saj të ndërtohet Teatri i Studentëve të Fakultetit të Artit.

“Ministrave të dikurshëm të Arsimit nuk u ka interesu kjo, se kanë qenë të zënë duke pasuru vetën. Por dikush duhet të mendoje për studentët e Fakultetit të Arteve. Arbërie Nagavci, hiqe kishën e Sllobës, bëje Teatrin e Studentëve”, shkroi ai. /Zëri