Filmi “Ferdonija” shfaqet para Ministrisë së Kulturës në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Filmi “Ferdonija” shfaqet para Ministrisë së Kulturës në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Kultura August 30, 2022 - 19:05

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, në parkun e Ministrisë së Kulturës, është shfaqur filmi “Ferdonija”.

Ky film rrëfen përjetimet e zonjës Ferdonije, gruas që ka mbetur pa burrin dhe djemtë e saj, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

I xhiruar në një periudhë prej dy vjetësh, filmi tregon emocionet, mendimet, vështirësitë dhe vuajtjet e Ferdonijes, të reflektuara nga realiteti i zhdukjes me dhunë të të gjithë familjes së saj nga forcat serbe.

Filmin e ndoqën ministri Çeku, deputetja Arjeta Fejza, po ashtu shumë qytetarë e dashamirë të filmit.

“Ferdonija” do të vazhdojë të transmetohet deri në orën 22:00. /klankosova