Koncert i koreve “Siparantum” dhe “Gospelchor am Münster Basel” në Pejë

Koncert i koreve “Siparantum” dhe “Gospelchor am Münster Basel” në Pejë

Kultura August 24, 2022 - 11:25

Kori “Siparantum” kësaj radhe në Pejë vjen me koncertin e radhës, duke sjellë në Kosovë korin e suksesshëm “Gospelchor am Münster” nga Bazeli me dirigjentin e njohur Oliver Rudin, fitues i shumë shpërblimeve në festivale të ndryshme botërore, përfshirë dhe suksesin e tyre të fundit në “World Choir Games” (2021).

“Jemi të lumtur që këtë sezon po e fillojmë me koncertin e parë në bashkëpunim me korin ‘Gospelchor am Münster’ nga Bazeli. Programi do të jetë interesant dhe tejet atraktiv për audiencën. Pas suksesit që kishim në ‘World Choir Games’, tani po takohemi përsëri, kësaj radhe në një skenë të përbashkët. Tashmë jemi rikthyer me prova dhe energjinë pozitive që gjendet mes nesh, mezi po e presim koncertin e së hënës”, thotë Memli Kelmendi, dirigjent i korit “Siparantum”.

Koncerti i “Gospelchor am Münster” (Zvicër) me dirigjent Oliver Rudin dhe “Siparantum Choir” (Kosovë) me dirigjent Memli Kelmendin, mbahet të hënën, më 29 gusht në orën 20:00, në kinemanë "Jusuf Gërvalla" në Pejë. Koncerti është mbështetur nga Komuna e Pejës dhe kinemja "Jusuf Gërvalla". /Zëri

Image