Krasniqi u uron mirëseardhje turistëve të huaj për “Manifesta 14 Prishtina”
Foto:Laura Hasani

Krasniqi u uron mirëseardhje turistëve të huaj për “Manifesta 14 Prishtina”

Kultura July 22, 2022 - 21:54

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e hapjes së Bienales “Manifesta 14 Prishtina”, u ka uruar mirëseardhje turistëve të huaj.

Ai ka thënë se për 100 ditë qytetarët e Kosovës, por edhe ata të huaj do të përjetojnë fuqinë e artit në shftyrëzimin e hapësirave publike, raporton Zeri.info.

“Përmes ndërhyrjeve të përkohshme dhe punëtorive të organizuara nga mbi 100 artistë në 25 hapësira, si dhe restaurimit të plotë të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”. Prishtina jonë është destinacioni kryesor këtë verë”, shkroi ai.

Krasniqi më tej tha se rrugët e Prishtinës janë të stërmbushura me turistë, por sipas tij kjo nuk do të jetë vizita e tyre e fundit në Kosovë. /Zëri