Osmani dhe Meta morën pjesë në hapjen solemne të “Manifesta”-s [video]
Foto: Laura Hasani

Osmani dhe Meta morën pjesë në hapjen solemne të “Manifesta”-s [video]

Kultura July 22, 2022 - 21:38

Në kuadër të vizitës së tij treditore, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani kanë marrë pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s në Prishtinë.

“Manifesta 14 Prishtina” është një ndër ngjarjet më të mëdha artistike në vend, ku përfshihet një program 100 ditor i shfaqjeve, ngjarjeve dhe punëtorive me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirën publike.

Kjo ngjarje ka sjellë risi dhe gjallëri në kryeqytet.

Përveç tyre, të pranishëm në hapjen soleme ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Zëri” ju sjellë pamje nga hapja solemne e “Manifesta”-s.

Image
Image
Image
Image
Image