Ramë Lahaj sonte hap festivalin e tij në Prishtinë

Ramë Lahaj sonte hap festivalin e tij në Prishtinë

Kultura July 21, 2022 - 11:08

Nga kjo e enjte e deri më 31 korrik, në Prishtinë, do të mbahet festivali i vetëm i llojit të tij në rajon “Ramë Lahaj International Opera Festival”.

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka bërë të ditur se synimi i këtij festivali është të ndërtojë një urë mes skenës kosovare e asaj ndërkombëtare, raporton Zeri.info.

Në një konferencë të përbashkët për media, kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shprehur i lumtur që ky festival po shënon edicionin e dytë në kryeqytet.

“Kryeqyteti çdoherë do ta përkrahë iniciativën e Ramë Lahajt dhe miqve të tij”, ka thënë Rama.

Në konferencën hapëse prezent ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku. /Zëri