Kosova i kërkon Serbisë t’ia kthejë një unazë martese të arit nga periudha romake

Kosova i kërkon Serbisë t’ia kthejë një unazë martese të arit nga periudha romake

Kultura July 18, 2022 - 17:09

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po vazhdon të kërkojë rikthimin e artefakteve që u vodhën në periudhën e luftës në Kosovë nga Serbia.

Këtë herë MKRS-ja ka kërkuar një unazë të artë të martesës me gur, e cila është gjetur në periudhën romake në Gllamnik, shkruan Zeri.info.

“Unaza e artë e martesës me gur, e cila tregon bashkimin e duarve të djathta, nënkupton një marrëveshje, por gjithashtu simbolizon besnikërinë dhe miqësinë. Është gjetur në lokacionin e periudhës romake në Vindenis, Gllamnik, Kosovë.Unaza është një nga artefaktet 1247 të Kosovës, të cilat ende mbahen ilegalisht dhe padrejtësisht nga Serbia. Kosova kërkon kthimin e tyre në shtëpi”, ka shkruar MKRS-ja në Twitter. /Zëri