Zbulohet në Skoci autoportreti i Van Gogh i ngjitur prapa një pikture tjetër

Zbulohet në Skoci autoportreti i Van Gogh i ngjitur prapa një pikture tjetër

Kultura July 14, 2022 - 22:16

Galeria Kombëtare e Artit në Skoci ka zbuluar një autoportret deri më sot të panjohur të impresionistit holandez Vincent van Gogh.

Portreti u gjet i mbuluar nën disa shtresa ngjitëse dhe i vendosur mbrapa një pikture të vjetër të mjeshtrit, veprës së vitit 1885, Koka e një gruaje fshatare.

Piktura në fjalë ka ndryshuar pronar disa herë, derisa u ble në 1923-shin nga Evelyn Fleming, e ëma e krijuesit të James Bond, Ian Fleming.“Kur e kontrolluam për herë të parë me rreze X ishim shumë të emocionuar. Një zbulim kaq i madh nga një krijim alternativ ndodh një, ose dy herë në jetën e një konservatori pikturash. Dhe ky rast ishte kaq i veçantë pasi, duke qenë se bëhet fjalë për një autoportret, detajet e artistit të bëra nga vetë ai janë shumë enigmatike,” – u shpreh Lesley Stevenson, konservatore pikturash nga Galeria Kombëtare e Artit në Skoci.

Përpara se autoportreti të shkëputet tërësisht nga shtresat e pikturës tjetër, vizitorët do mund ta admirojnë atë në një ekspozitë me anë të rrezeve X, që do mundësohen nga një dritë e veçantë./euronews.al