Kërkohet kthimi në Kosovë edhe i një artefakti tjetër që u grabit nga Serbia

Kërkohet kthimi në Kosovë edhe i një artefakti tjetër që u grabit nga Serbia

Kultura July 09, 2022 - 19:02

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kërkuar rikthimin edhe të një artefakti tjetër për të cilin thonë se është grabitur nga Serbia.

Bëhet fjalë për një figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës, shkruan Zeri.info.

Sipas kësaj ministrie gjatë periudhës së luftës, Serbia ka grabitur rreth 1247 artefakte nga Kosova.

“1247 artefakte të Kosovës të mbajtura ilegalisht në Serbi. Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës. Na ndihmoni #Kthejeni FIGURINËN në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. /Zëri