"PrizrenFest", festivali ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur vjen me edicionin e parë

Kultura July 08, 2022 - 23:53

"PrizrenFest", festival ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur do të  përçojë  tek ju drejtpërdrejt magjinë e emocionit të këtij festivali.

Edicioni i parë i festivalit i organizuar nga artistë elitë të vendit tone, është nën patronatin e kryetarit të komunës, Shaqir Totaj.

 Prej datës 31 korrik deri më 4 gusht, Prizren Fest sjell artistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës si: Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Turqia, Italia, Rumania dhe Franca.

Kësaj liste i shtohen edhe shumë artistë dhe profesionistë të artit vendor, të cilët do të qëndrojnë në Prizren gjatë gjithë festivalit.

Për 5 ditë nga 31 Korrik- 4 Gusht,  Festivali ndërkombëtar i Teatrit PrizrenFest,  me një program të veçantë, do të mbahet në vendet më të bukura të trashëgimisë sonë  si: Kino Lumbardhi, Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Kino Plato dhe Sheshi i lidhjes së Prizrenit.

Në natën e hapjes së festivalit më 31 korrik, prej orës 21:00, në Kalanë e Prizrenit, do të  prezantohet teatri nacional i Bosnjës me shfaqjen e regjisorit të njohur Dino Mustafiq. /kultplus