Homazhe në Teatrin Kombëtar, Vjosa Berisha përcillet sot për në banesën e fundit
Foto: Laura Hasani

Homazhe në Teatrin Kombëtar, Vjosa Berisha përcillet sot për në banesën e fundit

Kultura June 30, 2022 - 14:54

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit një ndër regjisorëve më të suksesshëm në Kosovë, Vjosa Berisha, e cila ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë filluar të bëhen homazhe për nder të veprës dhe jetës së regjisores dhe producentes Vjosa Berisha, që aq shumë e pasuroi kulturën tonë dhe falë angazhimit të saj të festivalit të njohur “PriFilmFest” Kosova fillojë të njihet në botën ndërkombëtare të filmit, raporton Zeri.info.

Përveç familjarëve që ishin të pranishëm për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, prezentë ishin edhe miq nga komuniteti artistik, dashamirë e kolegë nga vendet e ndryshme të botës.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës në Dragodan. /Zëri  

Image

Image

 

Image

Image

 

Image
Image