“Eurovision 2023” s’do të mbahet në Kiev, nisin diskutimet me shtetin e njohur

“Eurovision 2023” s’do të mbahet në Kiev, nisin diskutimet me shtetin e njohur

Kultura June 17, 2022 - 13:21

“Eurovision 2023” nuk do të mbahet në Kiev, për shkak të pushtimit rus, i cili ka nisur që më 24 shkurt.

Ukraina nuk do të presë Eurovizionin vitin e ardhshëm pavarësisht se fitoi konkursin e vitit 2022, është bërë e ditur. Zërat e fundit thonë se festivali ndoshta do të zhvendoset në Mbretërinë e Bashkuar.

Kishte shpresuar se Kievi do të ishte mikpritës i ngjarjes shumëngjyrëshe, veçanërisht si një shfaqje e solidaritetit evropian me popullin e Ukrainës.

Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se bordi drejtues i konkursit kishte njoftuar me keqardhje të thellë se nuk ishte e realizueshme.

Sipas rregullave, organizatorët tani do të hyjnë në diskutime për të pritur ngjarjen në Mbretërinë e Bashkimit. /abcnews.al