
Beqiri: Lutjeve të mbrëmjes ua vura emrin tënd
Kultura
June 13, 2022 - 21:30
Mungesë është një poezi, e shkruar nga autorja e re Qendresë Beqiri e cila ka shumë kohë që merret me shkrime.
Shkrimet e saj dallohen për nga figurat letrare dhe temat të cilat me detaje i elaboron.
Më poshtë mund të lexoni poezinë e plotë:
Mungesë
Lutjeve të mbrëmjes ua vura emrin tënd, Emrin tënd që përshpëriti mëngjeseve.
Vjen e shkon bashkë me erën, unë ndjej aromë mungese.
Në detin e madh të gabimeve të mia, bëhu ti më i bukuri gabim dhe nëse mbyten në dallgët e tija nuk do ta dëgjosh fjalën pendim.
Sytë, buzët, fytyrën të gjitha t'i dua nga pak e më shumë përqafimin, buzëqeshjen e zërin.
Ahh sa e pafat.