Përmbyllet edicioni i 22-të i Panairit të Librit, pati interesim të madh të qytetarëve

Përmbyllet edicioni i 22-të i Panairit të Librit, pati interesim të madh të qytetarëve

Kultura June 12, 2022 - 19:51

Pas dy vitesh mungesë në Prishtinë u organizua edicioni i 22-të i Panairit të Librit.

Motoja e këtij viti ishte “Libri mbron mendjen”, kurse sot është përmbyllur ditën e sotme.

Ky panair tërheqi vëmendje të madhe si dhe interesim të lartë të qytetarëve për të blerë libra, shkruan Zeri.info.

Në këtë panair u pa edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se është i interesuar të blejë libra nga çdo tendë, ku shiteshin librat.

Ky panair solli në Prishtinë më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj. /Zëri