Ekspozohet në Francë piktura e pa përfunduar e Da Vinçit

Ekspozohet në Francë piktura e pa përfunduar e Da Vinçit

Kultura June 11, 2022 - 21:42

Piktura e pa përfunduar e Leonardo Da Vinçit “Shën Jeronimi në shkretëtirë” është ekspozuar në Kështjellën Clos Luce në Amboise të Francës, ku artisti kaloi tre vitet e fundit të jetës.

Kjo pikturë, që luhatet midis vizatimit dhe pikturës, tregon Shën Jeronimin, i cili në shekullin e IV përktheu Biblën në latinisht gjatë pendesës së tij në shkretëtirë. Sipas historianëve të artit, piktura daton në vitet 1480.

“Ju mund të shihni qartazi shenjat e gishtërinjve, kjo është ajo që quhet pikturë me gisht që krijon një sfumato të lehtë. Është veçanërisht prekëse sepse këtu kemi gjurmët e gishtave të Leonardos 535 vite më pare”, tha drejtori i muzeut Francois Saint Bris.

Shën Jeronimi ishte një temë shumë e njohur gjatë periudhës së Rilindjes, duke mëshiruar bashkimin e fesë dhe humanizmit intelektual.

“Shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje, e cila e bën këtë vepër kaq enigmatike. Është një punë e porositur apo e ishte një vepër që Leonardo e bëri për vete kushtuar Shën Jeronimit? Është nga periudha fiorentine, pra para 1480, apo nga periudha milaneze pas 1480? Misteri mbetet”, tha Francois.

Në këtë vepër, Shën Jeronimi shfaqet i penduar, ku mjeshtri italian e paraqet të gjunjëzuar, pa mjekër, të veshur me lecka dhe pa librin e shenjtë.

Janë skicuar vetëm kapela e kardinalit të tij dhe kryqi që mund të shihet në një skicë. Ekspozita është prezantuar në Vatikan dhe më pas në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa në Francë është planifikuar të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator./euronews.al