Çeku: 1247 artefakte të Kosovës po mbahen ilegalisht në Serbi

Çeku: 1247 artefakte të Kosovës po mbahen ilegalisht në Serbi

Kultura May 19, 2022 - 11:36

Sot po shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve, ku në mungesë të tyra Ministria e Kulturës në Kosovë,l ka hapur një ekspoze me fotografi të artefakteve që Serbia i ka marrë ilegalisht gjatë luftës në Kosovë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se janë mbi 1200 artefakte që Serbia i mban ilegalisht, e që i takojnë Kosovës, transmeton Zeri.info.

“1247 Ky është numri i artefakteve, pjesë të koleksionit publik muzeal të Republikës së Kosovës që vazhdojnë të mbahen padrejtësisht dhe ilegalisht nga Serbia. Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve ekspozuam fotografitë e artefakteve që presin të kthehen në shtëpi”, shkroi Çeku. /Zëri