Ekspozohet çelësi, shtëpia që hapte s’është më, e dogjën serbët

Ekspozohet çelësi, shtëpia që hapte s’është më, e dogjën serbët

Kultura May 17, 2022 - 20:59

Dy ekspozita u vizituan në Gjilan nga ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku.

Në Galerinë e Qytetit të Gjilanit, ai pa ekspozitën me fotografi kushtuar masakrës së Llashticës të mbledhura e të dokumentuara nga lufta, të cilat për herë të parë ekspozohen nga Milaim Grabovci.

Pos këtu, Çeku vizitoi edhe një ekspozitë tjetër e hapur në nderim të ish-komandantit Agim Ramadani, me punimet që i punoi vetë heroi.

Kreu i MKRS-së më pas zhvilloi edhe një takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në zyrën e këtij të fundit. /klankosova