Mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin për ta pranuar Kosovën në Eurovision

Mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin për ta pranuar Kosovën në Eurovision

Kultura May 14, 2022 - 17:12

Festivali evropian i këngës "Eurovision", akoma nuk ka hapur dyert për Kosovës, por artistë nga shteti më i ri në Evropë po gjejnë mënyra për të depertuar në këtë festival përmes shteteve tjera.

Një peticion i hapur që i bëenë thirrje EBU-së (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ta pranoj Kosovën si shtet në festivalin e këngës "Eurovision", tashmë ka arritur në mbi 10.000 nënshkrime, shkruan Zeri.info.

Faqja "Eurovision Kosovo", ka njoftuar se ky është peticioni më i madh që i është drejtuar ndonjëherë EBU-së.

"Në ditën kur do të mbahet finalja e Eurovisionit, peticioni për të pranuar Kosovën në Eurovision ka kaluar mbi 10.000 nënshkrime. Ky është peticioni më i madh që ju është drejtuar EBU-së ndonjëherë", thotë "Eurovision Kosovo", e cila po udhëheq një fushatë për pranimin e Kosovës në këtë garë.

Kujtojmë se artistë nga Kosova kanë përfaqësuar Shqipërinë si Rona Nishliu në vitin 2012, Lindita Halimi në vitin 2017, producentët Zzap&Chriss me këngën e Elhaida Danit në vitin 2015, ndërkohë që vitin e kaluar Gjon Muharremaj me origjinë nga Kosova përfaqësoi Zvicrën duke u radhitur i treti në garë, ndërsa këtë vit këngëtari Yll Limani, Fifi dhe producenti Fatjon Miftari ishin bashkëpuntor në këngë që përfaqësoi Qipron.

Finalja e Eurovisionit do të mbahet sot, ndërsa në garë janë 25 shtete, fatkeqësisht Shqipëria me Ronela Hajatin dhe këngën "Sekret" nuk ka arritur të kaloi në finale. /Zëri