Sot, mbrëmje poetike për të drejtat e vajzave dhe grave

Sot, mbrëmje poetike për të drejtat e vajzave dhe grave

Kultura March 31, 2022 - 11:23

Për të drejtat e vajzave dhe grave, Sekretariati i Gruas Aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje organizon një mbrëmje poetike, mbrëmje që i dedikohet të drejtave të grave dhe betejës së tyre të gjatë për t’i arrite synimet.

“Kjo mbrëmje do të realizohet në kuadër të aktiviteteve të Sekretarit të Gruas Aktiviste përgjatë muajit mars, aktivitetet që janë shënuar për të drejtat e vajzave dhe grave. Dhe pikërisht këtë muaj do ta përmbyllim me një mbrëmje poetike, që do të shënohet më 31 mars”, kanë njoftuar nga Sekretariati i Gruas Aktiviste, mbrëmje që do të mbahet në ora 17:00, në KultPlus Caffe Gallery, te Fontana në Prishtinë.

Ndërkohë bëhet e ditur se në këtë mbrëmje poetike do të marrin pjesë: Majlinda Bregasi, Elvis Hoxha, Tinka Kurti, Hyrije Veliu-Jeta, Hatixhe Hoxha. /kultplus/