Teatri Dodona publikon orarin për muajin janar

Teatri Dodona publikon orarin për muajin janar

Kultura January 05, 2022 - 16:16

Teatri i Qytetit të Prishtinës, Dodana, ka bërë publikimin e shfaqjeve të muajit janar.

Shfaqjet me kukulla për fëmijë do të përkujdesen që t’i dhurojnë buzëqeshje në fytyrë secilit fëmijë që do ta vizitojë teatrin këtë muaj.

Duke filluar nga e shtunja më 8 janar me shfaqjen “Mustaqoshi Larosh”, e deri të dielën e 30 janarit, kur edhe do të jepet shfaqja tjetër me kukulla, “Gjyshi dhe rrepa”.

Shtatë shfaqje për fëmijë do të shfaqen gjatë këtij muaji në Teatrin Doda. /KultPlus.com