Ndalet rryma në Teatrin Kombëtar, anulohet shfaqja

Ndalet rryma në Teatrin Kombëtar, anulohet shfaqja

Kultura December 22, 2021 - 21:31

Një shfaqje është anuluar sot në Teatrin Kombëtar, si pasojë e ndaljes së energjisë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur aktori Kushtrim Sheremeti, i cili ka thënë se Teatri ka mbetur pa rrymë në kohën e shfaqjes dhe si pasojë ajo është dashur të anulohet, po ashtu ai tha se gjeneratori që ka Teatri Kombëtar nuk është funksional që 2-3 vjet.

"KEDS e ndal rrymen fiks ne ora 20:00 ne Teatrin Kombetar te Kosoves, Teatrit Kombetar nuk i punon gjeneratori qe 2-3 vjet dhe si pasoje anulohet shfaqja Lela & Co ndersa salla ishte plot me publik #KosoveDjepLirie", ka shkruar aktori në Tëitter. /Zëri