Dua Lipa për “Zgjoin”: Lajmi më i mirë për t’u zgjuar

Dua Lipa për “Zgjoin”: Lajmi më i mirë për t’u zgjuar

Kultura December 22, 2021 - 12:12

Filmi i metrazhit të gjatë “Zgjoi” është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmim “Oscar” të këtij viti, që shënon edhe herën e parë për një film kosovar që mbërrin në këtë fazë.

Për këtë kanë reaguar liderë nga Kosova e po ashtu edhe nga Ambasada Amerikane dhe ajo Zvicerane në Kosovë, të cilët e quajtën lajm të mrekullueshëm arritjen e këtij filmi, që është hera e parë në historinë e Kosovës ku një film i metrazhit të gjatë mbërrin deri në këtë fazë.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është gëzuar lajmit për këtë të arritur.

Dua Lipa e cilësoi lajmin më të mirin për t’u zgjuar.

Kujtojmë se artistja së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, ishte e pranishme në premierën e “Zgjoit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Zëri