Historike: Filmi “Zgjoi” hyn në garën e ngushtë për Oscar

Historike: Filmi “Zgjoi” hyn në garën e ngushtë për Oscar

Kultura December 21, 2021 - 22:29

Filmi i metrazhit të gjatë “Zgjoi”, kandidati i Kosovës për Oscar, është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmim Oscar të këtij viti, që shënon edhe herën e parë për një film kosovar që mbërrin në këtë fazë.

Filmi nën regji të Blerta Bashollit, i cili ka hyrë në listën e ngushtë, është në mesin e 14 filmave tjerë.

Ndërkaq, filmi tjetër shqiptar, “Pa vend” i Samir Karahodës, që po ashtu kishte gjasa për këtë çmim, nuk ka vazhduar tutje.

Më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar kurse më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore për ndarjen e çmimeve Oscar. /Zëri