Një kulturë e përbashkët Kosovë - Shqipëri, marrëveshja që u nënshkrua sot në Elbasan
Foto:ZKM

Një kulturë e përbashkët Kosovë - Shqipëri, marrëveshja që u nënshkrua sot në Elbasan

Kultura November 26, 2021 - 11:32

Kalendari i përbashkët kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë ka marrë rrugë zbatimi pas mbledhjes së dy qeverive shqiptare për të shtatën herë.

Java e Flamurit në Shqipëri do të jetë e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, tha Elva Margariti, ministrja e Kulturës në Shqipëri.

Ajo ka treguar se kjo është marrëveshje për bashkëpunim në trashëgimi kulturore, muze dhe në kalendarin e përbashkët kulturor.

“Ne do t’i vazhdojmë protokollet që nesër mes dy shteteve për të realizuar bashkëpunimin në shumë fusha. Kemi pasur mbi 10 filma së fundi si bashkëpunim mes dy vendeve”, ka thënë Margariti.

Kurse, ministri Hajrullah Çeku ka thënë se duke u mbështetur në marrëdhënie dhe bashkëpunim të ngushtë, “konfirmojmë këtë vizion dhe angazhim të ndërsjellë”.

Ai ka potencuar bashkëpunim në fushën e teatrit, operës, baletit, filmit, librit e në menaxhimin e muzeve dhe parqeve arkeologjike. /Zëri