Për filmin “Zgjoi”, Dukagjin Lipa: Film i mrekullueshëm, i bazuar në histori të vërtetë, që tregon sa të forta janë nënat, motrat e vajzat tona

Për filmin “Zgjoi”, Dukagjin Lipa: Film i mrekullueshëm, i bazuar në histori të vërtetë, që tregon sa të forta janë nënat, motrat e vajzat tona

Kultura November 14, 2021 - 20:05

Filmi kosovar, “Zgjoi”, me skenar e regji të Blerta Bashollit, prej disa ditësh ka filluar të shfaqet edhe në kinematë amerikane.

I pranishëm në premierën e këtij filmi në Washington DC ka qenë, Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, së bashku me familjen e tij.

Ai ka publikuar disa nga momentet më të lumtura përgjatë shfaqjes, derisa ka pozuar edhe përkrah presidentes të shtetit, Vjosa Osmanit si dhe protagonisteve të filmit.

“Filmi “Hive” fitoi tri çmime kryesore në Festivalin e Filmit në Sundance. Është një film i mrekullueshëm i bazuar në një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona”, ka shkruar Lipa në faqen zyrtare “Instagram”.

“Oscars, ne po vijmë”, ka vazhduar ai duke dëshiruar që të fitoj edhe ndonjë “Oscar”. /Zëri

Image
Image