“Hollywood Reporter”: “Hive” impresionoi botën, por i duhet të mahnitë edhe jurinë e “Oscars”-it

“Hollywood Reporter”: “Hive” impresionoi botën, por i duhet të mahnitë edhe jurinë e “Oscars”-it

Kultura November 14, 2021 - 17:25

Revista e mirënjohur “Hollywood Reporter” ka përpiluar një listë prej gjashtë filmash, të cilët thotë se mund të futen në garë për çmime “Oscars”.

Por, sipas revistës, këtyre filmave, në mesin e të cilëve është edhe “Hive” i Blerta Bashollit, do t’u duhet të habisin edhe anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Akademisë për t’u futur në garën e ngushtë.

“Këta gjashtë filma të mirënjohur kanë impresionuar audiencën anembanë globit, por ata do të duhet të mahnitin anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Akademisë për t’u futur në listën e ngushtë”, thotë revista, raporton Zeri.info.

“Filmi kandidat për ‘Oscars 2021’ - ‘Quo Vadis, Aida?’ ishte i fokusuar në masakrën e Srebrenicës, një nga momentet më të tmerrshme të luftës jugosllave. Surpriza e Blerta Bashollit, fituesja e çmimeve ‘Grand’, të Publikut dhe të Regjisë në ‘Sundance’, përqendrohet në pasojat e konfliktit në vendin fqinj në Kosovë dhe te një e ve e luftës e detyruar nga nevoja ekonomike të largohet nga shtëpia dhe të gjejë një punë”, përshkruan HR filmin “Hive”.

Në garë për t’u futur në listën e ngushtë për në “Oscars”, sipas HR-së, janë edhe pesë filma të tjerë, si: “Bad Luck Banging Or Loony Porn” nga Rumania, “Prayers For The Stolen” nga Meksika, “Unclenching The Fists” nga Rusia, “Luzzu” nga Malta dhe “The Medium” nga Tajlanda. /Zëri